Martesa e Beyonce-s dhe Jay-Z ishte e ndërtuar mbi gënjeshtra, kjo është arsyeja pse marrëdhenia e tyre shpesh herë ka pësuar krisje. Kjo deklaratë ka ardhur nga vetë reperi, 9 vjet pasi lidhja u kurorëzua në një hap më tej. Albumi më i fundit i tij nxjerr në pah disa të vërteta, që hedhin dritë mbi marrëdhënien “perfekte” që çifti shfaqte në sytë e publikut. Ndër të tjera Jay Z thotë: “Kjo është jeta ime reale. Ne vrapuam në këtë vend dhe ndërtuam këtë kështjellë të madhe, të bukur të lidhjes sonë që nuk u ndërtua totalisht në 100% vërtetësi dhe nisi të rrëzohej. Më pas arritëm në atë pikë ku thamë ‘Ok, ta heqim këtë dhe tia nisim nga fillimi… është gjëja më e vështirë që kam bërë”. Vallë kaq e vështirë është të jesh i famshëm?