Një dashuri si e Granit Xhakës dhe Leonitës, rrallë kemi dëgjuar. Historia e tyre u ngjason përrallave, saqë vështirë të bësh dallimin mes reales dhe ëndrrave. Pas propozimit romantik, ku ai gjendej i ulur në gjunjë dhe me një unazë diamanti në duar, menduam që më bukur se kaq nuk mund të kishte. Por ja që jo! Futbollisti i njohur nuk ndalet së surprizuari bashkëshorten e tij, kur mbrëmjen e djeshme ishte ajo që postoi në “Instagram”, një dhomë të mbushur plot me petale trëndafilash të kuq. Ndër të tjera shkruan: “Dashuria nuk do të thotë të gjesh dikë që të kalosh jetën, por të gjesh dikë që nuk jeton dot pa të!”. Pra, më thoni kush nuk do e donte një bashkëshort si Graniti!