Almeda Abazi mbetet një nga femrat më të bukura shqiptare. Ajo kurorëzoi dashurinë e saj me Tolgahan Sayismanit, në një ceremoni private ku ishin të pranishëm familjarë dhe miq. Nëna e modeles, si shenjë respekti për të bijën dhe kujtimin e të shoqit i dhuroi Tolgahan-it unazën e të ndjerit, Muhamet Abazi. Në ditën e sotme, gazeta “Tirona” publikoi një artikull për karrierën e kampionit të dikurshëm të sportit të atletikës, duke emocionuar pafund Almedën. Ajo postoi në “Instastory” një pjesë të tij duke i bashkangjitur dhe disa fjalë prekëse ku shprehet që e ka marrë malli shumë për të. Padyshim që ajo duhet të ndihet shumë krenare për ëngjëllin e saj mbrojtës.