Komente, zemra e pëlqime në fotot e postimet e Diedon Musës nga Sidrita Sadikaj, lojtarja e “Big Brother 9”, e cila u lidh në lojë me modelin simpatik, Ervin Zyfi. Nuk ka zgjatur shumë dhe vajza brune i ka fshirë të gjitha këto, veprim që është komentuar nga ndjekësit si një pendesë e saj, për vetë faktin që edhe pse është në një lidhje, vazhdon t’i ketë sytë nga ish-i dashuri, Diedoni.
Vetë stomatologu e ka përjashtuar me kohë mundësinë që mes tyre të ketë diç- ka më shumë tani që s’janë më bashkë, duke mos u dhënë aspak rëndësi komenteve apo pëlqimeve të saj në Facebook, por mediat e Kosovës e kanë lidhur afrimin e Sidritës me ishin me një periudhë tranzitore që ajo po kalon këto kohë me Ervinin. Duket se distanca mes tyre ka krijuar probleme në lidhje, pasi Sidrita jeton në Kosovë dhe Ervini në Tiranë. Hera e fundit që ata u shfaqën çift në publik ishte në natën finale të “Big Brother 9”, dhe në afterparty-yn pas shpalljes si fitues të çiftit Danjel-Fotini.
Pas lajmeve për ndarje mes çiftit Sidrita-Ervinin, ishte vetë modeli që i mohoi më vonë për gazetën “Panorama” duke u shprehur se e vërteta mes tyre qëndron krejt ndryshe nga telenovela që luhet për syrin e medias. Ndërkohë, kujtojmë që kriza e parë mes çiftit ndodhi direkt pas daljes nga shtë- pia e “BB”, kur modelja 22- vjeçare u përfol për lidhje paralele jashtë shtëpisë me Diedonin, i cili madje kishte aplikuar në faqen e “Big Brother”, që ajo të merrte pjesë në lojë.
Të vërtetën e këtij trekëndëshi dashurie e zbardhi atëherë vetë djali nga Mitrovica, i cili e konsideroi Sidritën një ish, me të cilën ka përjetuar histori të bukur dashurie. Ata ishin takuar në një nga club-et e Prishtinës, por që njiheshim paraprakisht nga shoqëria e përbashkët.
Sa i takon ndarjes ai tregoi për “Panorama” para pak muajsh se kishte ardhur kryesisht për arsye xhelozie dhe gjëra të natyrës personale. Nga ana tjetër, modeli 28-vjeçar Ervin Zyfi u shpreh pë “Panoramën” se ndihej shumë mirë pranë saj, por nuk bëjnë plane për të ardhmen. Le të shohim se ç’drejtim do të marrë kjo marrëdhënie e komplikuar mes tyre./ Panorama