Aktorja, Arta Nitaj është një nga femrat më të bukura shqiptare. Pas i dha fund marrëdhënies me djalin e Presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi menduam që Arta kishte rënë “pakëz” në qetësi. Por ajo prej disa muajsh po përjeton një histori të bukur dashurie me këngëtarin e “ThreeDots”, Bruno. Burime per Prive.al konfirmojnë vërtetësinë e lajmit, duke zyrtarizuar dhe një herë lidhjen më të re në botën e showbiz-it. Po ashtu, në klipin e ri, Bruno ka skena të nxehta me aktoren e njohur të “O sa mirë”. Mund të themi që ai është vërtet një njeri me fat, pasi Arta ka tipare dhe një fizik për t’u admiruar.