Moderatorja e njohur, Elita Rudi po përjeton një histori të bukur dashurie më një nga reperat më të kërkuar në treg. Përveçse një çift tejet simpatik, nuk mungojnë dhe momentet e bukura dhe gazmore që nuk ngurrojnë t’i ndajnë me publikun. Por duhet ta pranojmë që Gjiko është vërtet me fat që ka një vajzë si Elita në krah. E bukur, magjepsëse dhe me sharmin që e karakterizon kurdoherë e bëjnë të jetë një nga personazhet më të dashur për publikun. Ditën e djeshme ajo ka ndarë me fansat një recetë “alla shqiptarshe” teksa gatuan fasule. Një gatim i shëndetshëm dhe tepër i shijshëm ka qenë dreka që moderatorja ka zgjedhur të gatuajë. Nuk mund ta themi me siguri që ky vakt është për Gjikon, por lum ai për vajzën e mrekullueshme që ka gjetur!