Olta Gixhari është gjithmonë në qendër të vëmendjes për shkak të natyrës së saj të drejtpërdrejtë dhe karizmatike. Për të pushimet akoma nuk kanë nisur, pasi një detyrë e rëndësishme i është besuar në këto ditë të nxehta vere. Ajo është pjesë e jurisë së “PriFest” që mbahet në Kosovë për zgjedhjen e filmave më të mirë shqiptare. Bjondja bukuroshe duket që po i shijon më së miri këto ditë, ku përpos lodhjes nuk ngurron ta nisë ditën nën tingujt e muzikës. Ajo ka postuar një video në “Instastory” ku njihemi me rutinën e mëngjesit të Oltës dhe në sfond ndihet muzika e “Pretty woman”. Epo djema, ky ishte shansi i vetëm për të qenë “pjesë virtualisht” e dhomës së saj të gjumit, për pak minuta.