“Despacito” është kënga më e klikuar e momentit, që ka arritur rreth 4.6 miliardë shikime. Gjithashtu arritti të shpëtojë shtetin e Porto Rico-s nga falimentimi, vetëm nga kurioziteti që fansat kishin për të vizituar vendet e xhirimit. Mirëpo në Malajzi është ndaluar transmetimi i këngës në radiot dhe televizionet publike. Arsyeja? Vargjet përmbajnë fjalë të turpshme që bien ndesh me besimet e tyre fetare. Vendimi vlen vetëm për Radio-Televizionin e Malajzisë, pa privuar mediat online. Nuk është hera e parë që shteti Malazez ndalon këngë apo filma që konsiderohen me përmbajtje fyese.