Këngëtarja e njohur, Afërdita Dreshaj është vënë shpesh në qendër të vëmendjes për marrëdhënien e dashurisë që po përjeton me hokeistin çek, Jakub Kindl. Dje vajza bukuroshe festoi ditëlindjen dhe nëse bëjmë një “xhiro” të vogël te profili i saj zyrtar në “Instagram” do të përballemi me dhurata të shtrenjta dhe një sërë buqetash me lule. Jakub përmes një kartoline i ka uruar ditëlindjen partneres së tij duke iu drejtuar përmes këtyre fjalëve të përzemërta: “Çdo vit që kalojmë bashkë më bën të të dua më shumë”, e së bashku me të i ka dhuruar një byzylyk “Cartier”. Sa me fat je, moj Afërdita!