Patris dhe Tuna janë padyshim një nga çiftet më të bukura të showbiz-it. Ata janë bërë prindër të një djali ndërkohë që dita-ditës po mësohen me statusin e ri. Ai që na ka habitur është Patrisi. Përveçse një baba shembullor në rritjen dhe përkujdesjen ndaj Tianit, ka treguar gjithashtu që është një bashkëshort për t’u pasur zili. Në “Instastory”, Tuna ka publikuar një video ku shihet çfarë i ka përgatitur Patrisi për mëngjes. Bashkangjitur ajo ka shkruar “Burri e di më së miri”. Tuna është vërtet me fat, ka një familje kaq të bukur e mbi të gjitha një bashkëshort që kujdeset për të deri në detaje.
http://www.dailymotion.com/video/x5ubivb