Mbrëmjen e djeshme, Selena Gomez ka mbushur plot 25 vjeç. Fotot e shkëputura nga festa e Selenës, tregojnë një ambjent të mbushur me tullumbace dhe këngëtaren simpatike që është e rrethuar nga miqtë e saj më të ngushtë. Nuk ka munguar dhe falenderimi për të gjithë fansat që e kanë mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe. “Faleminderit të gjithëve për urimet që më keni dhënë për ditëlindje. Jam shumë e bekuar. Shumë prej jush nuk e kuptojnë se sa shumë vlerë keni për mua. Unë ju dua shumë. Mendoj se 25 do të jetë shumë epike,”-shkruan kënëgtarja. Por “The Weekend” ku ishte? I dashuri i Gomez gjendej në Francë për një tur koncertesh, ku në orët e vona postoi foton: “Rrugës për tek ty mbretëreshë”. Si natyrë kureshtare që jemi, mezi po presim të marrim vesh dhuratën e tij të ditëlindjes për të. Eh dashuria!