Kush nga ju mundohet gjithmonë t’i bëjë “skip” pushimeve apo daljeve familjare? Ajo pakëz kohë me shoqërinë na duket shumë herë më argëtuese, se disa momente familjare. Moderatorja simpatike, Roza Lati kësaj here ka zgjedhur të marrë mamin me vete në “club”. Pas një darke të shijshme në shoqërinë e njëra-tjetrës, Rita gjithashtu e ka shoqëuar Rozën një një nga lokalet më në zë të kryeqytetit. Duket që përveç bukurisë, moderatorja e njohur ka trashëguar nga e ëma dhe karakterin e vendosur dhe indiferent. Një nga videot e postuara nga ajo, vërejmë aktoren e humorit duke kërcyer popullore dhe ndërkohë e shoqëron me fjalët: “Se nuk ma ndjen për asnjë. Jam kjo që jam!” Rasti tipik kur mamin e ke më shumë se mama, por një shoqe të ngushtë që të shoqëron në çdo hap.
https://www.facebook.com/roza.lati/videos/10211600520340916/?fref=ts