Ilir Meta ka marrë sot zyrtarisht detyrën e Presidentit të ri të Republikës duke bërë betimin në Parlament, në një seancë të jashtëzakonshme të mbledhur enkas për këtë çështje. Të pranishëm në Kuvend me këtë rast kanë qenë deputetë, Ambasadori amerikan, Donald Lu, si edhe përfaqësues të tjerë diplomatikë. Mes të ftuarve ishte edhe kryeprokurori Adriatik Llalla, si dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Ambasadorja e BE-së, Ronama Vlahutin dhe deputetja aktuale Jozefina Topalli.
Siç ishte mësuar më herët, bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi, nuk e shoqëroi në ceremoni, por Presidenti i sapozgjedhur ishte bashkë me të bijën. Jashtë Kuvendit, Monika Kryemadhi pati një takim miqësor me kryepeshkopin Anastas Janullatos.
Aktualisht, Meta është në Presidencë për të marrë postin e ri politik nga Bujar Nishani./Class.al