Ilir Meta është zyrtarisht presidenti i Shqipërisë pasi bëri betimin në Parlament. I shoqëruar nga fëmijët e tij, ai mori postin e ri politik nga Bujar Nishani. Në këtë ditë nuk ishte e pranishme bashkëshortja , Monika Kryemadhi pasi siç dihet ajo tashmë është e përfshirë në drejtimin e LSI. Do të jetë pikërisht vajza e madhe e çiftit, Bora Meta e cila do të mbajë statusin e Zonjës së Parë të Shqipërisë. Me një sharm dhe finesë, Bora është shfaqur përkrah të atit duke shënjuar fillimin e një kapitulli të ri. Ajo do të shoqërojë Presidentin e Shqipërisë në takimet zyrtare brenda dhe jashtë vendit.