Raoul Bova është dënuar me një vit e gjysëm burg pas akuzave për evazion fiskal dhe fshehje të pasurisë. Ky lajm është bërë i ditur nga Prokuria e Romës e cila ka dhënë masën e ndëshkimit për aktorin e njohur. Sipas të dhënave të deklaruara, nga viti 2005-2011 kishte paguar një normë të ulët TVSH-je dhe eventualisht evazioni kishte arritur shumën e 700 mijë eurove. Dhe jo vetëm kaq! Procesi gjyqësor ka përfshirë motrën dhe ish-gruan e tij pas ekzaminimit të provave.