Kënga më e fundit e Rita Orës “Your Song” ka kapur majat e klasifikimeve britanike. Aktualisht është e pozicionuar në vendin e 5-të dhe këngëtarja shqiptare është më e emocionuar se kurrë për këtë sukses të padiskutueshëm. Ajo ka postuar një “screenshot” të klasifikimit ku fansat kapën një detaj të pazakontë. Ndryshe nga këngët e tjera që dilnin “buy” aty jepej “play” që do të thotë që Rita ka blerë këngën e saj. Ata u shprehën që nuk është normale që ajo të bëjë këtë veprim. Një zëdhënës i këngëtares sqaroi situatën duke deklaruar që nëqoftëse artisti/ artistja nuk e blen këngën e tij, si mund të presë që fansat të bëjnë një gjë të tillë.
https://www.instagram.com/p/BW44-R1nD6Y/