Thonë që çdo gjë e ka një zgjidhje, përveç vdekjes. Dhe kanë të drejtë. Boshllëku që lihet pas vdekjes së një njeriu të dashur se shëron dot as koha. Këngëtari i njohur, Butrint Imeri sot ka përjetuar një nga çastet më të vështira të jetës së tij. Gjyshja e tij ka ndërruar jetë dhe këtë lajm e ka bërë vetë të ditur ai. “Ishalla në xhenet, gjyshja ime” -shkruan Butrinti, bashkangjitur fotografisë. Ky lajm i hidhur ka ardhur fill pas suksesit që kënga e tij më e fundit, “Bella” po arrin. Numri i lartë i klikimeve tregon që kënga është padiskutim një nga hitet e kësaj vere.