Të enjten nëna e Marc Anthony ndërroi jetë. Të shumta ishin ngushëllimet adresuar ndaj këngëtarit të njohur, por ndër të gjithë spikati ai i ish-bashkëshortes së tij, Jennifer Lopez. Ajo ka publikuar një moment familjar ku Marc gjendej i rrethuar nga fëmijët dhe në fytyrë shihej dukshëm lumturia. Bashkangjitur fotos, ajo shkruan: “Vetëm atë që urdhëroi doktori…i rrethuar nga dashuria. U prefsh në paqe, Ginny, do na mungosh”. Mesa duket dhe pas ndarjes, ata akoma ruajnë një marrëdhënie shumë të mirë për hir të fëmijëve dhe kohës që kanë qenë bashkë. Jennifer tani është në një lidhje të re dashurie me Alex Rodriguez dhe ata shfaqen më të lumtur se kurrë.