Rezarta Shkurta është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Gjithmonë mbetet aktuale në treg duke sjellë projekte të reja, kryesisht balada. Përmendim: “Gjysma ime”, “E dehur”, “Më fal” që janë dëgjuar dhe vlerësuar nga publiku me komente shumë pozitive. Rezarta përpos suksesit në karrierën muzikore, është gjithashtu dhe një nënë e përkushtuar. Ajo është nënë e një vajze të quajtur Hera dhe sot ka postuar foton më të adhurueshme nga pushimet verore. Hera është bërë një kukull e vërtetë dhe tani këngëtarja e njohur e cilëson si shoqen e saj të ngushtë./revistawho.com