Alketa Vejsiu gjithmonë ka ditur të mbajë private jetën e saj personale, larg syrit të medias. Ajo është nënë e dy fëmijëve, Nikol dhe Lionel. Moderatorja simpatike kësaj here e ka thyer paksa rregullin dhe na ka “servirur” një foto të shkëputur nga pushimet e saj familjare. Në foton e postuar gjendet e bija Nikol dhe një fëmijë tjetër po që nuk është i biri. Alketa qëndron e ulut buzë detit teksa sheh të bijën duke buzëqeshur. Bashkangjitur fotos ajo ka lënë mbishkrimin: “Miqtë e mi specialë…Këta të dy janë shokë të ngushtë”. Asgjë nuk i zbeh bukurinë e një fotoje kaq kuptim-plotë sa kjo, ku shihet më së miri fryma e pushimeve verore. Det, diell dhe buzëqeshje!/revistawho.com