Lidhja e tyre e dashurisë është një nga më të përfolurat në botën e show-bizit. Bëhet fjalë për çiftin Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen, të cilët kurorëzuan martesën e tyre një muaj më parë. Edhe pse muaji i mjaltit ishte në një nga vendet më luksoze ajo që na bëri habi ishte që ata nuk kanë postuar asnjë foto në krahët e njëri-tjetrit. Normalisht si një çift i sapomartuar, duan që ta mbajnë larg jetën e tyre private nga mediat. Fansat kanë filluar të aludojnë për një krisje të martesës së Burak dhe Fahriye. Në të vërtetë ata shfaqen në të njëjtin vend por që nuk hedhin foto përkrah njëri-tjetrit. Nuk dihet me siguri cila është arsyeja pse çifti ka zgjedhur të mbajë marrëdhënien e tyre larg publikut, por një gjë është e sigurt! Ata janë një çift i mrekullueshëm që transmetojnë vetëm mirësi dhe pozitivitet./ revistawho.com