Emina Cunmulaj është një personazh që ka rrëmbyer zemrat e publikut shqiptar në sajë të thjeshtësisë që e karakterizon. E kemi parë të gatuajë gatime tradicionale shqiptare, të vjelë fruta, t’i hipë traktorit që të bën të mos e besosh që është e martuar me një miliarder. Epo ndonëse jeton mes luksit, ajo kurrë se ka harruar origjinën e saj. Sot bukuroshja shqiptare ka udhëtuar drejt Shkodrës ku ka takuar drejtuesin e një “Fundjavë ndryshe”, Arbër Hajdarin. Nuk është hera e parë që ajo zgjedh të kontribuojë në ndihmë të familjeve të varfra, ku edhe vitet e kaluara e kemi parë të ndihmojë shtëpinë e të moshuarve./revistawho.com