Fjorentina dhe Olsi nuk arritën të shpalleshin çifti fitues, mirëpo marrëdhënia e tyre dhe jashtë shtëpisë vijon të mbetet po aq e fortë. Mbështetja e fansave mbetet e pakushtëzuar për një nga çiftet më simpatikë të këtij edicioni. Por në momentin që nuk i shohin bashkë, fillojnë e aludojnë që gjërat mes tyre kanë përfunduar. I pari ishte Olsi i cili reagoi ashpër duke u shprehur që as ata që janë burrë e grua nuk rrinë bashkë gjithë ditën, jo më ai dhe Fjorentina që janë të lidhur. Sot kjo e fundit ka shprehur revoltën e saj duke postuar një foto në “Instastory” ku ndër të tjera thotë: “Të dashur njerëz të mirë! Do t’ju lutesha të mos bënit më pyetje të tipit: “ A je ndarë me Olsin?”. Cdokush ka hapësirën e vetë dhe nëqoftëse doni të flisni me Olsin, të dini më shumë për të, shkruajini vetë. Faleminderit për mirëkuptimin!”
Vallë a kaq shumë janë mërzitur nga komentet e fansave?/revistawho.com