Më në fund duket se ditëve të të nxehtit afrikan do t’ju vijë fundi.
MeteoAlb bën me dije se mesnatën e së dielës dhe gjatë të hënës do të fillojë tërheqja nga Ballkani e masave ajrore afrikane dhe do të ketë masa ajrore më të freskëta. Fundjavën tjetër do të ketë rënie të temperaturave me të paktën deri në 5 gradë Celsius.
Parashikimi i plotë:
Mesnatën e së dielës dhe gjatë së hënës, fillon tërheqja nga Ballkani e masave ajrore afrikane drejt Ishullit të Sicilisë dhe brigjeve Tuniziane.
Ndërkohë, gradualisht vendin e tyre e zënë masa ajrore më të freskëta nga Europa Veriperëndimore deri mëngjesin e së premtes kur pritet që qarkullimi i masave ajrore në Ballkan të jetë drejtpërdrejt nga Europa Veriore. Në këto kushte, pritet që fundjava tjetër të sjellë një rënie të temperaturave, me të paktën 5 gradë C.