Luana Vjollca është një nga moderatoret më të njohura dhe më të bukura shqiptare. Besoj se të gjithë njiheni me historinë e “përplasjes” së të dashurit të saj, Krenar dhe fansit të çmendur Besmir Lila. “Panorama.al” ka publikuar dëshminë e Luana Vjollcës lidhur me përndjekjen e vazhdueshme dhe sms-të e shumta që Besmiri i kishte dërguar. Moderatorja sqaron që kjo situatë kishte filluar që në dhjetor të 2016, dhe në adresë të saj vinin me qindra sms apo foto me përmbajtje fyese dhe banale. Luana kishte arritur deri në atë pikë sa të ndërronte shtëpi për shkak të gjendjes së vazhdueshme të ankthit dhe stresit që ai njeri po i krijonte.