Luana Vjollca është një nga moderatoret më të njohur shqiptare. E bukur, e talentuar dhe me forma perfekte, arrin gjithmonë të tërheqë vëmendjen. Por fotoja e fundit shkon përtej imagjinatës. Shpesh e akuzojnë për përdorimin e photohop-it, por kësaj here i ka vënë kapakun të gjithë “gojëve të liga”. Sot ajo ka postuar një foto ku gjendet nën ujë dhe bien në sy linjat e saj perfekte trupore. Bashkangjitur fotos ka shkruar: “Sikur të jetoja këtu”. Ndonëse moderatorja simpatike i ka nisur pushimet paksa me vonesë, duhet ta pranojmë që kjo foto është një nga më të bukurat e këtij sezoni./revistawho.com