Supermodelja shqiptare, Anxhela Martini, është vendosur me pushime në Ibiza këtë stinë të nxehtë, destinacion prej të cilit ka postuar në Instagram fotot e para me bikini, ku duket vërtet mahnitëse dhe supersexy. Sigurisht që fotografi i saj personal edhe këtë herë është i dashuri i saj prej dy vitesh, multimiliarderi rumun, Dragos Savulescu. Kështu jeta plot ngarkesë sfilatash e sete fotosh promocionale, udhëtime pune nga një shtet në tjetrin dhe regjim të fortë për të ruajtur përmasat e modeles, janë zëvendësuar me jetën e luksit e udhëtimet vetëm për qejf në çdo skaj të botës, në këto dy vite lidhje me kineastin pasanik.
Vendimi i saj për të hequr dorë nga karriera e modeles dhe planet me multimiliarderin rumun, një producent i njohur filmash, është konfirmuar nga të afërmit e Angelës.
Për impaktin që ka lënë te vëllai më i madh i Angelës, Blerti Ceprati, partneri i saj Dragos, ai përgjigjet: “Unë kam qenë me ta me pushime në Mykonos, po ashtu në Rumani. Dragos është një njeri i mrekullushëm do të thosha, dhe shumë inteligjent. Ai është mjaft afër me familjen tonë, por më e rëndësishmja është sa shumë ai e do dhe e respekton motrën time”.
“Martesa është një gjë private për të cilën mund të përgjigjen vetëm ata”, thotë ai. Sa për jetën e bukur që Angela bën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Blerti përgjigjet: Ajo po jeton një jetë princeshe, ashtu siç e meriton. Angela ka ambicie të forta. Po ashtu ajo ka ndryshuar drejtimin e jetës së saj dhe karrierës së modelimit i ka dhënë fund, kështu që tani vazhdon drejt karrierës së re, por më hollësisht mund të pyesni Angelën”./dritare.net