Vera është sezoni jo vetëm i plazhit por dhe i ëmbëlsirave të cilat neve nuk ju rezistojmë dot. Prandaj pothuajse të gjithë ne kur kthehemi nga pushimet kemi luhatje të shumta me peshën. Në një foto që ka postuar moderatorja simpatike Xhemi Shehu ndan pikërisht me ndjekësit rutinën e këtij sezoni. “Në Tiranë Cross Fit kurse në Sarandë vetëm akullore që të bëhem gati për Tiranë pastaj”. Menjëherë ka ardhur komenti i Orindës ku nuk kanë munguar puthjet dhe përqafimet. Ndërsa Xhemi i ka dhënë një këshillë “nuses së re”: “Mos na shëndoshesh andej moj” pasuar nga komenti i Orindës: “Ahahah po përpiqem”. Vështirë t’u rezistosh gatimeve tajlandeze në fakt!/revistwho.com