E besoni apo jo, ky është fustani më i shtrenjtë në botë. Dizenjuesi i tij është Faizal Abud krijoi fustanin që përbëhej nga 751 diamante nga 70 karatë. Ky krijim mban emrin “Nightingale e Kuala Lampur” dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve që kanë dëshirë të paktën ta kenë shansin ta provojnë. Copat e përzgjedhura janë një ndërthurje e mëndafshit dhe satenit, por e gjithë bukuria qëndron te diamantet. Ndonëse kompania “Stylo” ka veshjet më të shtrenjta në botë, numri i të interesuarve është tejet i lartë. Fustanin më të shtrenjtë në botë ka pasur privilegjin ta veshë vetëm një aktore, Kavita Sidhu. Se kush do të jetë fatlumja tjetër, akoma mbetet sekret. Për herë të parë është prezantuar në “STYLO Fashion Grand Prix KL” më 2009 dhe kushton 30 milionë $ .