Shkon në koncert për të ndjekur këngëtarët e tu të preferuar dhe papritmas çdo gjë merr një kthesë tjetër. Një vajzë ka paditur dy reperat e njohur, Drake dhe Future duke supozuar që është përdhunuar gjatë koncertit të tyre. Ajo shprehet se masat e sigurisë kanë munguar duke shkaktuar që një i panjohur të abuzonte seksualisht me të duke i shkaktuar dëme të mëdha psikologjike dhe fizike. 25 milion dollarë është vlera e kërkuar si dëmshpërblim. Sipas “Tennessean”, vajza në fjalë po ndiqte koncertin në Nashville kur një i panjohur është afruar duke i ofruar të takonte këngëtarët në prapaskenë. Tashmë pritet shqyrtimi i fakteve dhe vendimi i gjykatës.