Ajo është padyshim një nga personazhet më të dashura për publikun shqiptar. E shohim gjithmonë te “Shihemi në gjyq” por për momentin juristja simpatike ndodhet me pushime së bashku me familjen e saj. Sot ajo ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj një moment kaq të bukur me të birin. Në foton e postuar, Eni shkruan: “Sa shpejt ikin vitet, dikur e mbaja për dore, sot është ai që ma mban dorën mbi supe. Lumturi që merr krahë në përqafimin e birit tim.”
Pikërisht një nga ato momente kur fëmijët rriten dhe fillon të ndihesh nostalgjike për fëmijërinë e tyre. Djali i Enit është rritur dhe dalëngadalë po merr hijen e së ëmës./revistawho.com