Sulmi terrorist që ndodhi pak ditë më parë në Barcelonë e që shkaktoi shumë viktima, i ka tronditur dhe prekur të gjithë.
Në fillim të ndeshjes PSG-Touluse u mbajt 1 minutë heshtje në nder të viktimave.
Në momentin e heshtjes në stadiumin “Parc des Princes”, braziliani Neymar shpërtheu në lot. Ai ka qenë pjesë e Barcelonës për shumë kohë, ndaj kjo ngjarje e rëndë e ka trishtuar pa masë.