“Nihan” ka një buzëqeshje që vështirë se të shqitet nga mendja. Jo më kot është një nga aktoret më të preferuara turke. Neslihan Atagul mori një famë të padiskutueshme me rolin e saj protagonist në serialin “Karasevda”. Ajo tashmë ka gjetur dashurinë dhe është plotësisht e lumtur me partnerin e saj, Kadir. Ky i fundit martoi të vellanë dhe si gjithmonë Neslihan dukej më e bukur se kurrë. Madje mund të themi se ajo me kunatën e sapomartuar kanë me të vërtetë një ngjashmëri të dukshme, këtë mund ta kuptoni fare mirë në foton e mëposhtme. “Nihan” kishte veshur një fustan ngjyrë pjepri që mesa duket paska qenë zgjedhja e duhur./revistawho.com