Miriam Cani është një nga personazhet më të dashura për publikun shqiptar. Ajo po shijon statusin e të qënit nënë pasi u bekua me ardhjen në jetë të Amel. Por nga ana tjetër ka vendosur të bëjë pak pushim nga skena muzikore. Që pas projektit të saj më të fundit “Shiu im”, Miriam i ka munguar publikut shqiptar. Para pak ditësh ajo filloi të postojë në rrjetet sociale disa fotografi profesionale ku shfaqej më e bukur se kurrë. Dhe më në fund surpriza erdhi. Në një postim në “Facebook” këngëtarja ka ndarë me të gjithë ndjekësit që projekti i saj më i ri po vjen. Pas një pauze të gjatë, ajo është gati për të na dhuruar një hit të ri./revistawho.com