Pasi shpalli fejesën, vendimin për t’u larguar nga televizoni dhe kaloi pushime të lumtura, Floriana Garo nisi jetën e re. Ditën e sotme e bukura e “Tv Klan” që për disa sezone drejtoi programin “Jo vetëm modë”, është transferuar përfundimisht në Gjenevë, qytet ku do të jetojë me të fejuarin e saj simpatik. Për Florianën ky është viti i ndryshimit të madh, në të cilin ajo vendosi t’i dedikohet plotësisht krijimit të një familjeje përkrah burrit që dashuron. Urojmë të dëgjojmë sa më shpejt për pritjen e ëmbël, ndonëse thashethemet kanë nisur prej kohësh. “Transferim në Gjenevë “, ka shënuar e bukura Garo pak më parë në Facebook. Mbarësi Florianës!/ revistawho.com