Largësia ose e forcon lidhjen ose e shkatërron atë. Musa është larguar para pak kohësh drejt Italisë duke e vënë në pikëpyetje lidhjen e tij me Donën. Modelja e bukur nga Mirdita dukej se po e përballonte mjaft mirë deri ditën e sotme ku në “Instastory” ka shkruar: “Sepse kaq ishte, Faleminderit për besimin të gjithëve. Ju falenderoj me zemër.” Nga kjo deklaratë kuptojmë që lidhja me Musën ka marrë fund. Me siguri largësia ka qenë shkaku kryesor që ata vendosën t’i japin fund lidhjes së tyre. Por mbetet akoma për t’u parë, pasi në rrjetet sociale akoma kanë foto së bashku si dhe vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin. Nëse nuk janë ndarë, vallë pse Dona mund t’i ketë thënë këto fjalë?/revistawho.com