I njohur për baladat e shumta të dashurisë, Stine mbetet një nga këngëtarët më të preferuar për publikun shqiptar. Por sot është përballur me një ndodhi të pakëndshme. Sipas tij, i është vendosur një gjobë padrejtësisht. Stine ka reaguar nëpërmjet një statusi në “Instagram” ku shpreh pakënaqësitë e tij lidhur me vendimin. “Nuk kam asgjë as me shtetin as me ligjin, jam pro saj dhe më vjen mirë që cdo ditë e më shumë zbatohet si nga qytetarët edhe nga policia shtetit….por thjesht unë se kuptoj ku një polic i nderuar për 20 km plus më shumë të heq patentën që e kam fitu me zotësi dhe që ma ka dhënë shteti gjerman në kushtet dhe konditat e tyre…në asnjë vend të botës nuk hiqet patenta për 20 km më shumë. Tani o ne nuk dimë edhe ankohemi kot ose shteti mirë që gjobën e ve por edhe të prish punë…atëherë rroftë biçikleta…pra n.t patenta”./revistawho.com