Marrëdhënia e tij me Klea Hutën ka disa kohë që përflitet duke i vënë në qendër të mediave. Nëse janë shokë apo në një marrëdhënie kjo mbetet për t’u parë, por postimi i fundit i Elgit Dodës na ka konfuzuar paksa. Ditën e sotme ai ka postuar në “Instastory” një shkrim ku thotë: Nuk shitet dinjiteti për disa copa letre”. Nuk është hera e parë që këngëtari poston dedikime të kësaj natyre por mbetet akoma enigmë se për kë mund ta ketë. Ndoshta ai është shprehur në përgjithësi ose mund të jetë një dedikm për ndonjë situatë që i ka ndodhur kohët e fundit. Cilado qoftë arsyeja vlen të themi që është shprehur saktë dhe qartë. Nuk shitet dinjiteti për disa para!/revistawho.com