Olsi dhe Fjorentina mund të jenë kthyer sërish bashkë. Ishte vetë Fjorentina ajo që dha lajmin e ndarjes ku u pasua më pas nga një deklaratë e Olsit, i cili i uronte partneres së tij të gjithë të mirat. Por ata sërish vazhdonin të ndiqnin njëri-tjetrin në rrjetet sociale si dhe duke komentuar nën fotot e postuara në profilet e tyre. Sot Elsamedi, një tjetër ish-banor i “Big Brother Albania 9” ka postuar një video në “Instastory” ku shfaqet në shoqërinë e Sidritës, Olsit dhe Fjorentinës. Ai thotë: “Kush tha që janë ndarë?” dhe kamërën e drejton drejt çiftit por në fund thotë: “Edhe pse ndahet ka miqësi robi”. Kot nuk thonë ku ka pasur zjarr, ka mbetur hi. Kjo video është një nga arsyet e shumta për të menduar që çifti është kthyer sërish bashkë./revistawho.com