Martesa e saj supozohej të ndodhte në shtator, madje dhe ftesat ishin shpërndarë. Por mesa duket këngëtarja e njohur shqiptare është detyruar ta anullojë ceremoninë. Prive ka mësuar që angazhimet që Big Mama ka pasur këtë verë, kanë sjellë që dasma të shtyhet për disa muaj, por prapë do të zhvillohet brenda këtij viti. Madje ishte po Prive.al që dha lajmin e anullimit të ceremonisë në fillim të shtatorit. Big Mamës thjesht i duhet dhe pak më shumë kohë për t’u përgatitur për ditën e saj të shënuar.