Anila Çela Teliti, do t’i rikthehet dashurisë së vjetër, emisionit të pasdites. Nga data katër shtator, moderatorja e ëmbël e “Vizioni Pasdites”, do të trokasë, çdo ditë në shtëpitë e shqiptarëve. “Vizioni Pasdites, është një projekt i nisur me shumë dashuri në vitin 2013. Jam shumë e lumtur që do t’i japim jetë sërisht” shprehet Anila, për vizionplus.al.

Edhe në këtë projekt, Anila i qëndron besnike regjisorit Roland Plaku. Ja si shprehet, ai për këtë bashkëpunim:
“Ky është viti i 10 i bashkëpunimit me Anilën dhe si numër me fat, jam i bindur që do jetë edhe viti më i suksesshëm. “Vizioni Pasdites” këtë vit do të vijë ndryshe! Por nuk do të zbuloj asgjë. Për më tepër, na ndiqni të hënën në orën 17.50. Jemi Live”
“Vizioni I Pasdites” do të vijë çdo ditë nga e hëna në të premten, nga ora 17:50 deri në orën 19:00. Rubrika argetuese, keshilluese, informuese, aktualitet, tematika sociale dhe histori njerezore do te gjejne terren ne transmetimet e perditshme te pasdites.







