Pasi shpalli fejesën, Floriana Garo mori vendimin e papritur për të hequr dorë nga “Jo vetëm modë” dhe për t’u transferuar në Zvicër. Pas pushimeve mahnitëse ku vizitoi disa nga vendet që njihen si “parajsa tokësore”, moderatorja simpatike u zhvendos në Zvicër. Ishte vetë Floriana ajo që bëri ndryshim vendodhjeje në “Facebook” ku shkroi “Transferim në Gjenevë”. Tashmë për të ka nisur një kapitull i ri, duke iu përkushtuar totalisht njeriut që dashuron. Floriana ka ndarë me të gjithë ndjekësit disa foto nga Zvicra ku sytë na ngelën të buzëqeshja e mrekullueshme që e shoqëron. Tashmë për të Zvicra mund të quhet “shtëpia e saj e dytë” dhe ne nuk ngelet gjë tjetër veçse t’i urojmë të bukurës Florianë mbarësi në çdo hap./revistawho.com