“Unike” është termi që i përshtatet më së shumti Era Istrefit. Dhe nuk është aspak shaka pasi mjafton të shohësh këtë vajzë për të kuptuar cili është sekreti i suksesit të saj. Era Istrefi po ecën me hapa galopantë drejt skenës ndërkombëtare dhe për të qielli është limiti. Pas publikimit të këngës së saj më të fundit “Red Rum” erdhi koha për një projekt të ri muzikor. Këngëtarja simpatike ka publikuar një video të shkurtër të shkëputur nga kënga e saj që pritet të publikohet së shpejti në bashkëpunim me French Montana “No I Love Yous”. Një sfond shumëngjyrësh ku Era ka preferuar ta mbajë sekret “look-un”, por dallojmë flokët ngjyrë brune dhe jo bjondë siç e kemi parë çdo herë. Krahas videos ajo ka shkruar: “Jeni gati”? Të shohim çfarë ka përgatitur Era!/revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BYi-yHWD0yy/