E bukura Eminë është dhe mbetet unike. Kaq origjinale në atë çfarë bën dhe në atë çfarë thotë. E kemi parë të flasë me krenari për vendin e saj si dhe kurrë nuk mohon origjinën e thjeshtë nga vjen. Ndonëse sot është e martuar me një milioner dhe jeton në mes të luksit, lidhja e saj me të gjithë fansat është aq e fortë sa Emina sot ka ndarë me ta një histori vërtet prekëse. Gjatë një video live dikush nga komentuesit i vuri në dukje thinjat. Nuk ka munguar dhe replika e modeles ku ndër të tjera shprehet: “Më në fund i patë ato thinja. Nëse i shihni mirë janë vetëm dy. Kur isha ende adoleshente, shumë vite më parë teksa shihesha në pasqyrë pashë se më kishte dalë një thinjë shumë e dukshme. Menjëherë u përpoqa ta hiqja dhe mami nuk më la pasi sipas saj thinjat janë fat, dhe nëse do hiqja një do të dilnin të tjera, Sigurisht që ia dëgjova fjalën sepse nuk dija të bëja debat. Pas disa ditësh, fatkeqësisht mami im u nda nga jeta dhe unë rashë në depression. Dola para pasqyrës dhe pashë atë dreq thinje. E hoqa menjëherë. Më në fund kisha mundësi ta hiqja. Kur u zgjova të nesërmen pashë se kishin dalë dy thinja të reja. Që atëherë nuk i kam hequr më. Edhe kur kam lyer flokët, thinjat i kam mbajtur aty. Ato më lidhin me mamin”. Vërtet një femër për t’u admiruar!