Në një ambient të arreduar bukur në Gjirin e Lalzit, po mbahet një nga dasmat më të bujshme të vitit, ajo e Marinës dhe Getoarit. Pasi bënë celebrimin nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, çifti dhe të ftuarit shkuan në ambientin ku do të hahet darka e do të bëhet festa. Tanimë nusja quhet Marina Selimi, por mbiemri i saj Vjollca do të vazhdojë të përmendet sërish në publik, prej motrës së saj gjithaq të famshme, Luanës. Me një fustan “gold” Luana duket seksi edhe sonte. Por edhe zonjat e zonjushat e tjera të familjes Vjollca nuk mbeten pas, siç i shikoni në këto foto. Për shembull mbesa e tyre Jori, po bëhet po aq e bukur sa tezet./ revistawho.com









