Pas humbjes së tmerrshme të vogëlushes se tyre, e cila gjeti vdekjen e masakruar nga qente pitbull, policia italiane ka nisur hetimin për prindërit e saj dhe për veterinerin. Mediat italiane shkruajnë sot se hetimet që po bëhen për vdekjen tragjike të Victoria Zikaj, 13-muajshes që ndërroi jetë në 17 shtator, kanë përfshirë të dy prindërit e saj, shkruan “Panorama”.
Kështu në hetim për vdekjen e vogëlushes janë marrë edhe prindërit e saj, babai Egi Zikaj 25-vjec dhe nëna, Olga De Luca, 22 vjec. Ata po hetohen per vdekjen e vogelushes se tyre, duke qene se jane edhe te zotet e qenve, qe i shkaktuan asaj vdekjen.
Kujtojmë se i pari që u hetua për vdekjen e të voglës ishte gjyshi i saj, 63-vjecari Hasan Zikaj.
Ne hetim eshte edhe veterinieri. Sipas policise italiane, ashtu si raportojne mediat, dy qentë kishin sulmuar e plagosur rëndë një qen tjetër pak javë më parë.







