Konkurrentja bukuroshe e edicionit të fundit të “Big Brother”, është përfolur gjatë edhe për ndërhyrjet që ka bërë. 22-vjeçarja e ka pranuar publikisht se ka fryrë buzët, ndërsa operacionin e rregullimit të hundës e ka pasqyruar “live” në rrjetet sociale përgjatë gjithë procesit. E siç duket për këtë arsye ajo po komentohet si një vajzë me bukuri jo origjinale. Por në fakt Armela ka qenë gjithmonë një vajzë e bukur. Kjo shihet qartazi edhe në këtë fotografi nga adoleshenca, ku siç shënon ajo, ka qenë ende e pabërë. Si iu duket?/ revistawho.com








