Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Blero thotë “po” për herë të tretë! 12/01/2026
“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë! 12/01/2026
Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin 12/01/2026
Zarf i zi në shtëpi, Keijsi thyen rregullat e Vëllait të Madh 12/01/2026
Nicola Peltz drastike ndaj familjes Beckham, fshin çdo gjurmë të tyre në rrjetet sociale! 12/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Vodafone Albania njofton ndryshim në ekipin drejtues

13/11/2017
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Vodafone Albania njofton ndryshim në ekipin drejtues

Vodafone Albania njoftoi sot ndryshim në ekipin e saj drejtues. Pas 6 viteve në drejtimin e kompanisë Vodafone Albania, Z. Dietlof Mare do të përmbyllë detyrën e tij si Drejtor i Përgjithshëm.





Z. Dietlof Mare drejton kompaninë prej Prillit 2012. Gjatë kësaj periudhe, Z. Mare është vlerësuar “Menaxher i Vitit” 2016/17, për rolin e tij të rëndësishëm në shtrirjen e rrjetit 4G+ në të gjithë Shqipërinë. Gjatë 6 viteve në drejtim të kompanisë, Z.Mare ka pozicionuar kompaninë Vodafone si lider në treg nëpërmjet rrjetit më të mirë, inovacionit, teknologjisë dhe shërbimit më të mirë ndaj klientit, si edhe në krijimin e një kompanie të angazhuar në një industri tejet dinamike, duke krijuar kështu qëndrueshmëri për një të ardhme të suksesshme për Vodafone.

 


Duke filluar nga Janari 2018, Z. Achilleas Kanaris do të marrë detyrën si Drejtor i ri i Përgjithshëm i Vodafone Albania dhe do të punojë bashkë me Z.Mare, për të përmbyllur normalisht kalimin e përgjegjësive që ka ky post. Z.Mare do të mbajë pozicionin si Kryetar i Këshillit të Administrimit të Vodafone Albania deri në fund të Marsit 2018.

Z. Achilleas Kanaris u bë pjesë e Vodafone Greece në 2009, në sektorin e Retail Trade & Channel Development dhe që prej 2010 ka mbuluar disa pozicione drejtuese në sektorin e shitjeve dhe marketingut. Në 2014, Z. Kanaris u emërua Drejtor Komercial në Vodafone Greece dhe ka kontribuar fuqimisht në pozicionimin e Vodafone nga nje kompani celulare, në një operator të shërbimeve të integruara, me një performancë të lartë.

Për më shumë informacion, na kontaktoni në [email protected]

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Si ta quaj këtë dashuri/ Nesër Kushi ndjek Sham, ajo shokohet nga ajo çfarë shikon

Si ta quaj këtë dashuri/ Nesër Kushi ndjek Sham, ajo shokohet nga ajo çfarë shikon








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera