Mos e besoni po deshët por mendohet se çifti më i përfolur i Hollivudit, Angeline Jolie dhe Brad Pitt janë drejt divorcit. Revista “In Touch” raporton se çifti ka një vit që jetojnë të ndarë, pasi mes tyre ka vetëm debate.
Periudha e Krishtlindjeve duket se i ka gjetur ata më të ndarë se kurrë, madje një burimi i afërt me Brangelina-t thotë se Pitt është dorëzuar… Burimi thotë gjithashtu se dy aktorët nuk mund të qëndrojnë kurrë në një dhomë, sepse mes tyre ka gjithnjë debate.
Dy yjet e Hollivudit u lidhën në martesë në shtator të 2014-tës, por mendohet se në shkurt të këtij viti do ti thonë lamtumirë njëri-tjetrit.