Këngëtarja Dafina Zeqiri prej disa kohësh i mungon publikut shqiptar, për shkak të largimit të saj në SHBA për të krijuar një karrierë ndërkombëtare. Por Dafina ka vendosur që shumë shpejt të rikthehet në atdheun e saj. Këngëtarja në rrjetin social ‘Instagram’ lajmëroi se në 28 dhjetor pritet të performojë në një nga clube-t e Prishtinës. Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë fansat e këngëtares, të cilët me padurim kanë pritur një rikthim të saj.